G99: Fushatë të vazhdueshme me njerëzit
“Vetëm ajo lloj fushate që nuk mbaron kurrë, që është gjithmonë në kontakt me njerëzit mund të prishi zakonin e vjetër të politikanëve që marrin votat dhe kthehen pas 4 vjetësh” deklaroi kreu i G99 gjatë një takimi në Durrës.
DURRES- Kreu i G99 Erjon Veliaj dhe kandidatja për deputete e kësaj force politike për qarkun e Durrësit, Milva Ikonomi kanë zhvilluar takime elektorale me banorët e këtij qyteti. Na duhet një fushatë e vazhdueshme me njerëzit, u shpreh Veliaj gjatë këtij takimi ku premtoi gjithashtu konsultë me publikun për ligjet e rëndësishme.
“Që ne të bëjmë atë që quhet fushata që nuk mbaron kurrë, fushata e vazhdueshme, një fushatë që duhet të vazhdojë edhe pas datës 28, sepse unë besoj se vetëm ajo lloj fushate që nuk mbaron kurrë, që është gjithmonë në kontakt me njerëzit mund të prishi zakonin e vjetër të politikanëve që marrin votat, varin xhaketën dhe kthehen prap pas 4 vjetësh” u shpreh Veliaj. (e.n/news24/BalkanWeb)