Fushata- Elbasan, PBDNJ prezanton kandidatët
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Elbasanit. Kreu i PBDNJ-së Dule gjatë një takimi me qytetarët e këtij qyteti ka prezantuar edhe kandidatët për deputet të saj.
ELBASAN- Turi elektoral i kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule është ndalur në qytetin e Elbasanit me prezantimin e kandidatëve për deputet. Në fjalën e tij Dule e vuri theksin tek papunësia dhe reformat e rëndësishme që do të ndërmerren nga qeveria e re pas 28 qershorit. “Nëse ka një ideal që ja vlen të sakrifikohet është e ardhmja e fëmijëve tanë. Cila është kjo e ardhme? Është Bashkimi Europina, dhe ne nuk e kemi fshehur angazhimin tonë për evropianizimin e vendit” – theksoi kreu i PBDNJ-së Dule. (a.r/news24/balkanweb)