E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Blushi: Berisha përgjegjës i varfërisë në vend

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korcës ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Arrzë. Në këtë takim Blushi ka akuzuar kryeministrin e vendit Berisha si përgjegjësin kryesorë të varfërisë në vend. 

KORCE- Korrupsioni në vend gjatë këtij mandati 4 vjecarë të demokratëve ka qenë shqetësimi kryesorë i kandidatit socialist në qarkun e Korcës Ben Blushi. Në takimet me banorët e Arrzës Blushi ka akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha si përgjegjësin kryesorë të varfërisë në vend. “Të rinjtë të cilët e shohin se sa e vështirë është jetesa rriten me dëshirën për tu larguar nga fshati. Ndaj ju premtoj që pas 28 qershorit cdo emigrantë i cili do të ngrijë një biznes në fshatin e vet, për tre vjet nuk do të paguajë asnjë taksë”-theksoi Blushi në fjalën e tij drejtuar banorëve të fshatit Arrzë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›