E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata- PSV91, Koci: Largimi i Berishës, me votë

Partia Socialiste e Vërtet 91, ka vijuar turin elektoral në Krujë. Në këtë takim kreu i PSV91 i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime, pasi vetëm kështu do të bëhet e mundur largimi i Berishës nga pushteti u shpreh Koci. 

KRUJE- Kryetari i PSV91 Petro Koci ka prezantuar në Krujë Hasan Stafën si kandidatë të partisë së tij dhe u ka bërë thirrje për bashkim socialistëve në kutitë e votimit më 28 qershor. Largimi i Berishës nga pushteti vjen vetëm me votim gjithëpërfshirës të socialistëve tha Petro Koci. “Vota për të fortët politik të lagjes është kthim pas, është një votë për të kaluarën. Ne duhet të votojmë për një politikë konstruktive dhe ndërtuese si ajo e PSV91. bëj thirrje që të gjithë të votojnë sepse nëse nuk votojmë do vazhdojë të na mbetet në pushtet qeverisja Berisha”- u shpreh Koci. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›