E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Xhuveli: PAA, mbajti premtimet e dhëna

Partia Agrare Ambientaliste, ka vijuar turin elektoral në Novoselë të Vlorës. Kreu i PAA ftoi qytetarët të votonin për forcën që ai drejton. Agrarët tha Xhuveli i kanë mbajtur premtimet dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë. 

VLORE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli është ndalur në Novoselë të Vlorës ku ka zhvilluar turin elektoral të radhës. Xhuveli kërkoi mbështetje për partinë që ai drejton dhe ftoi të votohet numri katër në listën e votimit. Agrarët tha Xhuveli i kanë mbajtur premtimet dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë katër vitet e ardhshme. “Me ju së bashku do të bëjmë të mundur që ritmi i reformave shqiptare të vazhdojë akoma më shpejt ashtu sic është programuar dhe projektuar. Ndaj Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë është forcë e rëndësishme si dhe kontribuuese e rëndësishme në fitoren e koalicionit e të djathtëve më 28 qershor ”- theksoi kreu i PAA-së Xhuveli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›