E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Rama: Do firmoset statusi i minatorit

Ndalesa e radhës e kreut socialist Rama ka qënë në Gurin e Kuq në Pogradec ku ka zhvilluar takime me ish-minatorët. Firmosja e statusit të minatorit ishte premtimi që ka bërë kryesocialisti në 100 ditët e parë të qeverisjes së tij. 

POGRADEC- kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-minatorët e Gurit të Kuq në Pogradec, ku premtoi se qeveria e drejtuar prej tij do të firmosë statusin e minatorit në 100 ditët e para të saj.
“Ne angazhohemi solemnisht përpara jush, se ajo kërkesë legjitime e kahershme dhe e refuzuar për vite me radhë me pashpirtësi dhe cinizëm nga kjo politikë e vjetër në pushtet dhe nga ky kryeministër, që ka të bëjë me statusin e minatorit do të m,erret nga ne parasysh dhe do të kthehet në realitet në 100 ditët e para të qeverisjes sonë”- theksoi kryesocialisti Rama.
Rama bëri një tjetër premtim për ata minatorë që nuk kanë arritur moshën e pensionit, por ndërkohë nuk mund të punojnë, ndërsa u ndal edhe në faktin se jetëgjatësia e minatorëve është e shkurtër sipas statistikave dhe shumica prej tyre nuk mund ta gëzojnë pensionin me moshën e pensionit që rritet nga viti në vit. Kjo moshë do të frenohet në moshën 59 vjec, u shpreh kryesocialisti.
“Për kategorinë e atyre që nuk pu7ojnë dot dhe nuk e kanë arritur moshën e pensionit, jo vetëm trajtimin e vecantë prej 6500 lekësh, por pensionin minimal që fillon nga të paktën 12 mijë lekë. Do të bëjmë sakrificën e domosdoshme në emër të të gjithë shoqërisë që u detyrohet juve, respekt dhe mbrojte të dinjitetit tuaj duke e stokuar moshën e pensionit tuaj në vitin 2010, tek 59 dhe asnjë vit më shumë”- tha Rama.
Ndër të tjera Rama theksoi se “angazhohem përpara jush që personalisht dhe me të gjithë qeverinë tonë nesër do ti qëndrojmë mbi kokë për ditë cdo koncesionari dhe sipërmarrësi që ka një kantratë me shtetin për shfrytëzimin e minierave dhe do të kërkoj kushte të standarteve europiane mbi dhe nën tokë”- tha Rama.
Rama është ndalur edhe në pensionet që do tu lidhen fëmijëve të minatorëve dhe dhënien fund të trajtimit të tyre nga koncensionarët pa kushte pune. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›