E Diel, 1 Nëntor 2026

G99, Veliaj cel fushatën në Tropojë me të rinjtë

Lëvizja më e re politike në vend “G99” ka celur fushatën elektorale me të rinjtë në Tropojë. Në takimin me ta, kreu i G99 Erjon Veliaj tha se kjo fushatë i ka shërbyer bashkimit të qytetarëve dhe jo ndarjes mes tyre 

TROPOJË- Tropoja ka qenë ndalesa e radhës për G99. Drejtuesit e saj kanë celur kështu fushatën me të rinjtë e Tropojës, ndërsa kanë premtuar për të bashkëpunuar duke siguruar bashkim dhe jo ndarje. “Nuk ka qenë një fushatë për tu nda më shumë se c’jemi ndarë, nuk ka qenë një fushatë për të theksuar se kush është i majtë, nuk ka qenë një fushatë për të theksuar se kush është i veriut dhe kush është i jugut, përkundrazi ka qenë një fushatë për ti bashkuar njerëzit”- theksoi kreu i G99 Veliaj në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›