Fushata, Berisha në Shkodër: Do 10 fishojmë investimet
Shkodra dhe Shqipëria do kenë 10 herë më shumë investime, në 4 vitet e ardhshme. Premtimi i kryeministrit Berisha bëhet në Shkodër, ku lideri demokrat shprehu sigurinë për fitoren e të djathtës si në vitin 1992.
SHKODËR- Turi elektoral i kryeministrit Berisha është ndalur këtë herë në qytetin e Shkodrës. Duke falënderuar qytetarët shkodranë, vendin e demokracisë për mbështetjen e dhënë në këto vite kreu i demokratëve u shpreh i bindur në fitoren e të djathtëve duke përsëritur vitin 2002.
“Më 28 qershor, shkodranët, shqiptarët do rikthejnë lavdinë elektorale të 22 marsit ‘92. Thirrja ime vëllazërore për ju të gjithë është të merrni letërnjoftimet e reja. Sot, në emrin tuaj, të të gjithëve që jeni në këtë shesh, në emër të mbarë shqiptarëve, ju drejtoj një thirrje vëllazërore të gjithë zgjedhësve shqiptarë, të të gjitha bindjeve, socialistë e të tjerë, bashkohuni me ne, se Europa, projekti ynë europian ka vend për të gjithë”- tha kryeministri Berisha.
Berisha ka premtuar për shkodranët, por jo vetëm për ta 10 hetë më shumë investime në mandatin e dytë qeverisës dhe hapjen e 160 mijë vendeve të reja punë për ta shndërruar qytetin veriorë në një metropol.
“Jam sot për t’u zotuar se në dy parqet e mëdha industriale të Shkodrës dhe Koplikut, se në dhjetëra e dhjetëra vepra të tjera industriale, në hidrocentralet e shumta të këtij qarku, në rrugë e autostrada, në bizneset në Shkodër e Shqipëri do punësohen 160 mijë qytetarë shqiptarë”- tha Berisha.
Edhe njëherë lideri i kampit blu nuk i ka kursye akuzat në drejtim të liderit socialist Edi Rama, ndërsa ka renditur arsyet se pse Rama nuk duhet të kërkojë votën e shkodranëve.
“Shkodra, zoti Rama, të kërkon ty të dalësh në krye të listës së deputetëve të tu. Ti i recitove Shkodrës Hil Mosin dhe i servire Shkodrës Tom Doshin. Ti recitove patër Gjergjin dhe Luigj Gurakuqin, do çosh në parlament kryetrafikantin. Nuk ke të ardhme. Ky është paralajmërimi im serioz”—theksoi Berisha. (a.r/news24/balkanweb)