Gjykim i shkurtuar për Dondollakun, do vuajë 25 vjet burg
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 25 vjet burg krahun e djathtë të Aldo Bares, Enver Dondollaku. Aktualisht Dondollaku po vuan në Itali dënimin me 18 vjet burg, duke refuzuar të kthehet në Shqipëri, me pretendimin se i rrezikohet jeta.
TIRANE- Enver Dondollaku, i njohur si krahu i djathtë i Aldo Bares dënohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij është 25 vjet burg.
Edhe Prokuroria kishte kërkuar burgim të perjetshëm për Enver Dondollakun, por duke zbatuar gjykimin e shkurtuar në përfundim kërkoi 25 vjet heqje lirie për të.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas akuzave që rëndojnë mbi të. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi Enver Dondollakun për katër vrasje të kryera që janë ekzekutimet e Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Maser Aliut dhe Idajet Beqirit, si dhe dy tentativa vrasjeje.
Përvec kësaj, Prokuroria e akuzon edhe për ngjarje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si shkatërrim prone në dëm të Shkëlqim Haxhiut dhe vjedhje me dhunë të Bakli Taullait.
Nga ana e saj, mbrojtja e Dondollakut kërkoi pafajësi, por pasi dy palët dhanë qëndrimet e tyre gjykata dha të njëjtin vendim sikurse kërkoi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Enver Dondollaku aktualisht po vuan në Itali dënimin me 18 vjet burg, ndërsa ka refuzuar ta vuajë këtë dënim në Shqipëri, me pretendimin se i rrezikohet jeta.
(e.n/News24/BalkanWeb)