E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Gjinushi: Rritje ekonomike për vendin

Kreu i PSD-së Gjinushi ka vijuar turin elektoral në Divjakë, nga Divjaka Gjinushi u kërkoi banorëve voptëm pasi sipas qeverisja me PSD dhe koalicionin e majtë siguron një qeverisje të ndershme dhe rritje ekonomijke për vendin. 

DIVJAKE- Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi zhvilloi një takim në Divjakë ku u shpreh se me ardhjen në pushtet të koalicionit të mjatë synon një rritje ekonomike të qendrueshme, hapje të vendeve të reja të punës.
“PSD-ha së pari angazhohet që vendi të ketë një qeveri të pa korruptuar. Nëse doni të përmirësoni farërat në bujqësi, duhet të hiqet fara e keqe që është në qeveri. Me një qeverisje të ndershme, profesionale, me një qeverisje të PSD-së, socialiste dhe me partitë e tjera në koalicion garantohen ritme të larta të zhvillimit të vendit dhe nuk mund të rriten vendet e punës nëse nuk ka zhvillim real”- u shpreh Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›