E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Berisha në Krujë: Prioritet turizmi dhe industria

Kryeministri Berisha ka vijuar turin elektoral në Krujë e Fushë Krujë dhe disa njësi bashkiake të Tiranës. Berisha premtoi ndërtimin e një infrastrukture moderne në zonën e Krujes dhe shndërrimin e saj në zonë industriale e turistike me e fuqishme në vend. 

FUSHE KRUJE- Në qytetin e Fushë Krujës ku kryemniistri njeherazi dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi takimin elektoral të rradhës, premtoi se ky qytet do të jetë një nga zonat më të zhvilluara në metorpolit dhe një nga zonat më të fuqishme industrale dhe turistike në vend.
Berisha tha se do të përfundojë këtu ndërtimi i unazës së qytetit, rrugën drejt Ishmit si dhe shkolla dhe qendra të reja shëndetësore. Berisha u bëri thirrje banorëve të Fushë Kruejës të votojnë në zgjedhjet e së dielës Partinë Demokratike se në këtë mënyrë u shpreh ai do shndërrihot në realitet ëndrra europiane e shqiptarëve.

“Një thirrje vëllazërore për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre, që të bashkoheni me ne, të bashkohemi në projektin tonë evropian.
Unë i premtoj fermerëve të Fushë Krujës se qeveria ime do të financojë çdo projekt që ata do të sjellin për të shtuar prodhimin, për çdo rrënjë ulliri, për çdo rrënjë peme frutore. Unë zotohem këtu se qeveria ime do të subvencionojë plotësisht inputet dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë”- theksoi kryeministri Berisha. .

Berisha premtoi këtu investime në një sërë veprash infrastruktuore si dhe krjimin në këtë vend të një qendre kombëtare panairesh.

KRUJE- Turi elektoral i Berishës u ndal më tej në një takim me qytetarët e Krujës ku duke kërkuar votën për Partinë Demokratike në zgjedhjet e së dielës Berisha tha se kjo është votë për të bërë këtë qytet 40 herë më të njohur në Europë dhe botë.

“Unë vij sot këtu për të kërkuar votën tuja, besimin tuaj, në mënyrë që katër vitet që vijnë ta bëjmë Krujën dyzet herë më të njohur në Evropë dhe botë. Ne shqiptarët nuk kemi asgjë më të shenjtë, më të çmuar dhe më krenare se qytetin tuaj. Vij sot këtu para jush për t’u zotuar se katër vitet që vijnë janë vitet e Krujës evropiane. Mbi të gjitha, Kruja në katër vitet që vijnë do të ketë mbi 1 milionë turistë.”- tha Berisha.

Berisha premtoi këtu përfundimin e një nga projekteve më të rëndësishme, ndërtimin e rrugës Tiranë- Krujë- Qafë Shtamë si dhe subvencionim për fermerët për cdo rrënjë ulliri të mbjellë.

Duke përmendur disa investime në këtë zonë Berisha tha se janë investuar këtu rreth 12 miliardë lekë kundrejt 137 milionë që janë investuar nga qeveritë socialiste.
Berisha garantoi se në këtë zonë me investime të konsidereushme në industrinë minerae dhe cimenton në katër vitet e ardhshme do të investohet infrasttkura me moderne.
“Votoni 10-ën. 10-a jeni ju, janë fëmijët tuaj, familjet tuaja, është Fushë Kruja, është e ardhmja juaj. 10-ë është Partia Demokratike, është Shqipëria blu, është Evropa blu, e cila mezi pret të liberalizoje vizat për ne në vitin e parë të mandatit tonë të dytë”- u shpreh Berisha.

Berisha ka vijuar takimet elektorale edhe në njësitë bashkiake të 8, 9 dhe 10 në kryeqytet. Ku ftoi banorët të votojnë PD sepse sipas Berishës në këtë mënyrë votohet e ardhmja europiane e vendit.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›