E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PD, kryeministri Berisha sot në Bajram Curri

Vizita e kryeministrit Berisha në vendlindjen e tij Bajram Curri, do të jetë një kthim pas 12 vitesh. Vizita e Berishës pritet të shoqërohet nën masa të larta sigurie. 

TIRANE- Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PD-së Sali Berisha pritet të vizitojë sot qytetin verior te Bajram Currit. Ky do të jetë një kthim në vendlindjen e tij pas 12 vitesh. Vizita e Berishës pritet të shoqërohet nën masa të larta sigurie.

Një ditë më parë në vijim të turit elektoral krue i qeverise berisha ka kerkuar votat e banoreve te disa zonave informale ne Tirane.
Duke u kërkuar votën në 28 qershor banorëve të Kamzes kreu i qeverisë tha se armiqtë e vërtetë të legalizmit ndodhen në Partinë Socialiste. Ai shtoi se rikthimi i letrave me vlerë për procesin e legalizimit do t’i japë zgjidhje kësaj ceshtje dhe do përshpejtojë procesin.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›