E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata-PSD: Pas 2009-ës, Shqipëria vend pa viza

“Pas fitores së 2009-ës Shqipëria do jetë një vend pa viza, sepse do rikthehet shteti ligjor, do rikthehet besimi tek qeveria, ajo çka kërkon BE prej Shqipërisë” kështu deklaroi kreu i PSD, gjatë një takimi në kryeqytet. 

TIRANE- Me fitoren e qershorit, Partia Social Demokrate premton të vendosë drejtësi. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi gjatë një takimi në Tiranë tha se pas 2009-ës Shqipëria do të jetë një vend pa viza.

“Ne kemi të drejtën morale që tu themi shqiptarëve që një qeveri me PSD- në është një qeveri antikorrupsion, është një qeveri që garanton mirë përdorimin e fondeve publike. Pas fitores së 2009-ës Shqipëria do jetë një vend pa viza, sepse do rikthehet shteti ligjor, do rikthehet besimi tek qeveria, ajo cka kërkon Bashkimi Europian prej Shqipërisë” theksoi Gjinushi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›