E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama promovon librin, të pranishëm miq e të afërm

Kreu i Partisë Socialiste ka promovuar librin e tij, duke ofruar vizatime e shënime ku ndërthuret jeta e përditshme mes politikës, pjesës njerëzore dhe artistikes. Rama falenderoi miqtë e tij që u bënë nismëtarë të këtij rezultati. 

TIRANE- Qyteti ishte i vdekur, qyteti ishte një stacion tranzit ku rrihej vetëm në pritje të diçkaje. Keto janë fjalët që të prisnin në hyrje të sallës ku promovohej pasditen e së shtunës, libri i kryetarit socialist Edi Rama. Një libër me piktura, krijime, vizatime të shkëputura shpesh pa dijeninë e tij e të mbledhura në këtë album nga ku është shkëputur edhe shprehja e vendosur në mur. Mes miqve, kolegëve , pedagogëve e artistëve rama ka promovuar librin i cili përmban ashtu sic e përshkruan dhe vetë ai, pjesë nga krijimet dhe jeta e përditshme. “Është një histori ku bashkohen bashkë eksperienca artistike, por edhe ekperienca jetësore e një njeriu si unë që i ka pak të “ngatërruara” gjërat midis artit, politikës dhe sigurisht asaj pjese që ka të bëjë me jetën time si prind, si mik” u shpreh Rama.

Si një ish student dhe më pas pedagog i arteve të bukura, rama ka falënderuar jo vetëm ata që i shërbyen si pikë referimi por edhe miqtë e tij më të afërt.Gjithcka servilet si një album thënesh , mendimesh , vizatimesh që refletojnë pjesë nga jeta e përditshme njerëzore, politike dhe artistike. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›