Fushata e incidenteve te porositura
Libri njezetvjecar i zgjedhjeve ne Shqiperi nuk eshte i bardhe. Ne te gjen djegie shkaterrime plage dhe gjurme gjaku. Jane gjurmet e lakmise per te fituar pa rregulla. Jane te renet per voten e lire qe nuk i ka shpallur kush deshmore te demokracise. Jane e dhe viktimat e perdorura si mish per top per interesat e shefave.
Panorama e dhunes dhe manipulimeve zgjedhore eshte e perzishme e zymte. Sidomos nga viti 1996 e kendej kur hyri ne skene vjedhja masive dhe e organizuar e votes. Kjo panorama ka pika te perbashketa per te gjitha votimet. Ka edhe risite e cdo votimi.
Po cila eshte e reja e zgjedhjeve te ketij viti E reja eshte kjo Me pare aktet e dhunes kane ndodhur kryesisht ne mbyllje te fushatave diten e votimeve ose gjate procesit te numerimit te votave. Kesaj radhe incidentet kane shperthyer sa pa nisur fushata dhe po ndodhin pothuajse cdo dite. Me nje intensitet dhe dendesi te panjohur me pare.
Praktikisht ne dymbedhjete ditshin e saj te pare fushata per zgjedhjet e 8 majit ka shenuar nje rekord incidentesh. Duke filluar me rrahjet e vogla dhe te perditshme te militanteve per pune posterash e flamujsh e duke kulmuar me akte te mirefillta terroriste sic jane atentati me pistolete ndaj pergjegjesit te policise ndertimore te bashkise se Tiranes zotit Kaja shperthimi me eksploziv i baneses se kandidatit te PS-se per minibashkine numer 7 zotit Koka plagosja me pese goditje thikash e nje militanti te Partise Socialiste nga nje simpatizant i LSI-se.
shte nje mrekulli qe asnjeri prej ketyre rasteve nuk ka perfunduar tragjikisht. Ky fakt te gezon por nuk te ngushellon. Fati dhe perendia nuk mund te nulifikojne ore e cast veprat e urrejtjes politike.
Nderkombetaret ne Tirane kane dhene alarmin si rralle here. Frika e tyre dhe frika jone eshte se mos incidentet e ndodhura mund te jene paralajmerimi i nje vale apo edhe festivali dhune qe do ti delegjitimonte zgjedhjet pa u zhvilluar akoma.
Pa dashur te behemi alarmist mendimi i pare qe te shkon ne mendje eshte ky kur keto gjera ndodhin ne nxehje te fushates cmund te presim ne finale kur hekuri te jete skuqur tamam
Prononcimet dhe thirrjet e pazakonta te nderkombetareve jane ne fakt nje kushtrim per te shpetuar zgjedhjet. A po degjohen keto thirrje Nuk mund te themi se ka nje nenvleresim te incidenteve nga institucionet dhe partite politike ne vend. Por reagimi sipas mendimit tim duhet te jete shume me i forte.
Sidomos reagimi i qeverise qe ka pergjegjesine kryesore per organizimin e zgjedhjeve dhe mbarevajtjen e fushates elektorale.
Mendoj se eshte urgjente te analizohen arsyet konkrete te morise se incidenteve me qellim qe te atakohen menjehere ne rrenje ne burim. Ka nje pikepamje sipas se ciles dendesia e incidenteve ne hapje te kesaj fushate ka qene e pritshme per shkak te tensioneve te akumuluara pergjate krizes.
Kjo mund te jete e vertete dhe madje eshte logjike ta thuash por eshte nje shpjegim qe nuk jep pergjigje per dinamiken e incidenteve ne vijimesi. A u shfry valle kaceku i tensioneve te akumuluara A e nxoren dufin ata qe kishin duf A mund te themi se stuhia kaloi
Po te jete keshtu do te ishte per tu gezuar qe incidentet zgjedhore kesaj radhe nuk priten fundin e fushates por na e moren te keqen ne pjesen e pare te saj. Mirepo askush nuk mund te thote se dhuna kaq e pat se shfrimi u krye vete se tani e tutje mund te ndodhin per inerci vetem incidente te vogla nga ato qe madje e zbukurojne garen.
Nese i shohim me vemendje incidentet qe kane ndodhur e po ndodhin do te kuptojme se me ndonje perjashtim ato nuk jane spontane nuk jane sporadike nuk jane shprehje e tifos se paster politike apo e shpirtit sportiv qe ekziston edhe ne politike. Po te ishin shfrime te krizes incidentet do te kishin nje perhapje relativisht proporcionale ne gjithe territorin.
E verteta eshte se nuk ka nje psikoze konflikti ne shoqeri. Shoqeria kesaj radhe duket me e ftohte se heret e tjera ne lidhje me garen politike te partive. Ka me shume inskenime se sa jete. Njerezit jane te shqetesuar per zgjedhjet dhe zgjidhjet por nuk duken hiq te zemeruar me njeri-tjetrin per pune partish. Incidentet jane ashiqare mish i huaj per klimen e pergjithshme te bashkejeteses qe mbizoteron ne vend. Kete fakt e pohojne edhe opinionistet qe mbeshtesin qeverine.
Atehere nese biem dakord se shoqeria eshte e bashkuar ne pluralitetin e bindjeve dhe simpative politike natyrshem mund te kuptojme dhe te biem dakord gjithashtu se incidentet e shumta qe po demtojne fushaten zgjedhore jane ne shumice dermuese incidente te porositura.
Te porositura nga zyrtare politike qe pandehin se nepermjet presioneve apo dhunes mund te krijojne epersi ndaj kundershtarit. Te porositura nga kandidate me botekuptim antidemokratik qe nuk e durojne dot pluralizmin dhe garen e ndershme.
Te porositura nga nje race politikanesh qe e duan pushtetin per tu pasuruar dhe per tu mbrojtur nga veprimi i ligjit per cfare jane akuzuar nga organet e drejtesise apo per cfare e dine se kane bere. Ta shohesh zyren e pushtetit si nje strehe per ti dredhuar e shpetuar drejtesise Kjo eshte nje rrethane e lidhjes fatale me pushtetin qe gjeneron arbitraritet prishje te rregullave te lojes dhune dhe krime politike eshte nje rrethane qe krijon deri monstra ne drejtim. Te cdo niveli.
Keta jane zakonisht porositesit kryesore te dhunes elektorale. Keta kane interesa. Keta dergojne militante. Keta mobilizojne vullnetare. Nuk e beson njeri se ne nje qytet apo ne nje komune ka njerez qe dalin nga shtepia me thirrjen e zemres per te ndaluar flamujt apo posterat e partise tjeter.
Nuk e beson njeri se nje simpatizant i nje partie nxjerr thiken i perndezur ne emer te idese dhe ia drejton tjetrit qe nuk mendon si ai. Keto gjera jane kapercyer me kohe ne Shqiperi. Pluralizmi ka fituar si ide ne koshiencen e gjithe shqiptareve. Ne Shqiperi nuk ka fundamentaliste ideologjike.
Ca me pak ka te tille ne gjirin e partive pragmatiste qe ekzistojne vetem per te mjele pushtetin. Individet qe prishin rregullat e lojes apo angazhohen ne provokime dhe akte kriminale nuk jane vullnetare. Edhe po te ishin vullnetare ata meritojne te ndeshkohen sipas ligjit. Jane te derguar te porositur te angazhuar.
Prandaj rruga me efikase per te ndaluar incidentet e shpetuar zgjedhjet nuk jane apelet e pergjithshme qe kane destinacion eterin nuk eshte denimi rutine dhe skematik i dhunes ka plot qe te vrasin naten e te qajne diten. Zoterinjte e dhunes elektorale nuk para marrin vesh me fjale te pergjithshme per rendesine e pluralizmit.
Shqyrtimi i shpejte i shkakut dhe natyres se cdo incidenti adresimi i problemeve dhe i akuzes prishja e cifligjeve te monizmit te ri qe rezultojne te jene vatra te dhunes politike respektimi rigoroz i standardeve - kjo do te ishte qasja per te garantuar pranveren e qete te fushates pas rrebeshit te incidenteve.
Nese qeveria nuk eshte konkrete ne kete perpjekje ajo komprometohet automatikisht si porositese dhe bashkeporositese e dhunes. Fushata vazhdon.