Fushata elektorale Rama komenton sloganin e PD

Ende pa u shkruar në posterat politikë sllogani i Partisë Demokratike, socialistet e kane gjetur piken e dobët. Kryesocialisti Edi Rama e ka përsëritur disa here ne konferencën e tij te pare për shtyp te këtij viti.
“Një pjesë e mirë e parave do të shkojë për fushatën, siç ka ndodhur në 2009 dhe 2011. Po të lexoni programin e PD-së për 2009, nuk ka asnjë referencë në strategjinë e zhvillimit. E njëjta situatë dhe tani. Është një qerisje totalisht për “Për Para””, vuri në dukje Rama.
I pyetur nga mediat mbi akuzat për ndërtimin e pallatit, në pronësi të familjarëve të bashkëshortes së tij, Rama mohon. Një sqarim publik do te behet ne kohen e duhur thotë ai.
Kreu i Partisë Socialiste, ka reaguar edhe ndaj peticionit të njerezve te njohur, të cilët bëjnë thirrje që opozita të votojë 3 ligjet për integrimin europian.
“Specia e intelektualit që pozicionohet pro pushtetit dhe kundër opozitës është krijuar ën rezervatin e Enver Hoxhës dhe sot ajo është bërë për keqardhje. Dhimbsuri të sinqertë njerëzore për njerëz që sot në 2013, në mes të Evropës firmosin peticione kundër opozitës. Nuk gjendet në asnjë vend evropian. Ia kemi edhe këtë një kusur kohës së Enver Hoxhës dhe ndërkohë që jemi në dijeni që në gjithë sektorin e shëndetësisë po bëhet presion i pashembullt për të detyruar punonjësit të hedhin firma në peticion”, vlerësoi ai.
Në këtë konferencë të parë përballë gazetarëve, Rama hodhi poshtë komentet për një ftesë bashkëpunimi në adresë të LSI-së.
“Nuk kam bërë ftesë, i jam përgjigjur një pyetje, se cili është koncepti im çfarë duhet të ndodhi në këto 6 muaj, si duhet të pozicionohen ato që i thonë vetes opozitë. LSI duhet të zgjedhë nëse do të jetë patericë e pushtetit, apo të kthehet në identitet” sqaroi Rama. Por një bashkëpunim mes dy forcave te majta do te duhet te kapërcejë plot akuza te ndërsjella mes liderëve.