E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet nje pilot francez ne Mali

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se një pilot i një helikopteri francez është vrarë në luftimet kundër kryengritësve islamikë në shtetin perëndimor të Afrikës, në Mali.

Ai nuk sqaroi nëse helikopteri i pilotit ishte qëlluar.

Le Drian tha se avionët luftarakë francezë kanë vazhduar sulmet ajrore kundër forcave islamiste.

Ai tha se qindra trupa franceze po marrin pjesë në operacion dhe po e mbrojnë kryeqytetin e Malit, Bamakon.

Qeveria e Malit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, derisa po vazhdon betejën kundër kryengritësve islamikë në veri të vendit, dhe ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ushtarake franceze.
12 janar 2013

Holond: Forcat e armatosura operacione ushtarake kundër islamistëve
Ushtria franceze nis ndërhyrjen ushtarake në Mali, për t’i ardhur në ndihmë qeverisë që të godasë rebelet islamike, që kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

Presidenti francez, Fransua Holond, tha se ekzistenca e Malit si shtet po kërcënohej ndërsa tha se ndërhyrja bëhet për t’i ardhur në mbrojtje popullsisë dhe 6000 francezëve, që jetojnë atje.
“Njerëzit po vuajnë nga politikat e ndërmarra, të cilat shpesh kanë qenë të ashpra. Por besimi është rikthyer. Franca uron për një botë të hapur.

Holond iu referua edhe luftës në Siri.

“Do ta bëjmë sa më të lehtë që të jetë e mundur, dhe kjo nën administrimin e ministrit të jashtëm, që tranzicioni politik t’i japë fund një lufte të ashpër, e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 mijë njerëzve”.

Presideni i Malit Dioncounda Traore në një fjalim adresuar kombit tha se i kishte kërkuar ndihmë ushtarake Francës.

“Në këto kohë të vështira, i kërkova dhe mora mbështetjen e Francës, në kuadër të kuadrit ligjor ndërkombëtar. Mali dhe njerëzit e tij nuk janë të vetëm në luftën kundër terrorizmit.

Grupet e armatosura, disa prej të cilëve të lidhur me Al Kaedën, morën në kontroll veriun e Malit, në muajin prill. Në të gjithë vendin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Të enjten, militantët deklaruan se kishin avancuar në territoret, që kontrolloheshin nga qeveria e vendit, duke zaptuar edhe qytetin strategjik Kona.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar plane për dërgimin e mbi 3000 trupave afrikane në Mali, për të vënë nën kontroll veriun e vendit, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike, por ndërhyrja parashikohet të ndodhë pas shtatorit.
Mali ka qenë një koloni franceze deri në vitin 1960.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›