E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ne PD Olldashi flet per avantazhet e tij ne gare

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi vlerësoi procesin e zgjedhjeve brënda formacionit më të madh të së djathtës në Shqipëri. Ai në takimet që zhvilloi me strukturat e PD-së në Krujë, Fushë Krujë dhe Vorë foli për avantazhet që e sjellin atë më konkurues në këtë proces.

“Besoj se në këtë garë kam avantazhe: se pari e njoh këtë strukturë më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme. E kam njohur pra gradualisht dhe jo menjëherë në drejtim. Se dyti kam avantazh eksperiencen opozitare, unë e di cfarë është Partia Demokratike në opozitë sepse kam qene pjese e saj në opozitë, sepse unë e di së çfarë është opozita, është një gjë krejt tjeter nga partia në pushtet, është një betejë krejt e ndryshme dhe që kërkon patjeter një ekspertizë dhe një eksperiencë. Se treti avantazh eshte fakti që jam në Parlament dhe beteja mes mazhorancës dhe opozitës zhvillohet në Parlament dhe e katërta, që e kam të gjithe kohën në dispozicion për t'ja përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike.”

Në analizë të potencialeve të Partisë Demokratike dhe të historikut të saj në veprimet opozitare, Sokol Olldashi garantoi se demokratët kthehen në shumicë politike në 2015, në betejën e parë elektorale, në zgjedhjet lokale.

“Detyra jonë si opozitë nuk është që ne të presim qe ata të bienë, detyra jonë është që t'i rërzojmë. Ky është misioni ynë dhe këtë ne duhet të bëjmë në Parlament.Ne nuk kemi kohë të rrijmë në opozitë, nuk kemi kohë të presim zullumet e këtij koalicioni që ka ardhur në pushtet. Partia Demokratike ka mision t'i rërzojë një ditë e më parë, me të gjitha mjetet demokratike që njeh sistemi.Në vitin 1992 ne kemi fituar vetëm. Në vitin 2005 kemi fituar vetëm, në 2009 fituam vetëm dhe ne do të fitojmë në përballjen e parë elektorale me ta , që nuk është 2017-a, por zgjedhjet lokale 2015. Ne duhet të fitojmë pas dy vjetësh.”

Olldashi tha se platforma e tij synon rikthimin e vëmëndjes tek militanca, që sic e quan ai është palca e një force politike dhe premtoi ndërtimin e mekanizmit te karrierës dhe inventarin e kontributeve brenda Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›