E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata për 23 qershorin, Astrit Veliaj takime me votuesit në gjithë qarkun

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Astrit Veliaj, vijon fushatën intensive për zgjedhjet e 23 qershorit. Ai ka qëndruar në fshatin Goraj të komunës Perondi ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës.

Veliaj ju premtoi banorëve se do jetë gjithmonë në shërbim të njerëzve dhe përgjegjësinë e tij politike do ta përdorë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit beratas.

Më pasVeliaj ka zhvilluar nje takim me banoret e lagjes me te vjeter te Kuçoves 11 Janari. Ne bashkebisedim me banoret ai eshte ndalur tek projektet konkrete qe ka për këtë qytet.

Fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit kandidati i PD, Astrit Veliaj, e ka ndërthurur edhe me investime konkrete të realizuara në pak kohë dhe ndihmën ndaj banorëve në nevojë.

Një prej premtimeve të mbajtura është nisja e punimeve të rrugës së fshatit Bilce. Investimi është mirëpritur nga banorët e kësaj zone, duke vlerësuar mbajtjen e premtimit të kandidatit Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›