E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata presidenciale ne Virxhinia Obama flet per ekonomine

Sa vjen dhe bëhet më intensive gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, e cila ditët e fundit është përqendruar në shtetin e Virxhinias, ku presidenti Barack Obama dhe sfidanti i tij republikan, Mitt Romney zhvilluan tubime elektorale. Virxhinia është një nga shtetet e rëndësishme që do të vendosë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Duke folur para votuesve, Obama njoftoi temën e re të fushatë së tij që ai e ka cilësuar "patriotizëm ekonomik". Ai tha se do të duhet kohë të rregullohen problemet e një ekonomie që ka qenë në rënie prej dekadash. Ai siguroi votuesit se politikat e Shtëpisë së Bardhë do të funksionojnë.
Duket se pavaresisht sulmeve të rivalit të tij republikan Obama gëzon mbështetjen më të madhe të amerikanëve .
Sondazhet sugjerojnë se presidenti Obama qëndron në avantazh dnaj rivalit Romni, me 49 për qind, kundrejt 42 për qind të republikanit. Analistet thone se kane qene pikerisht gafat e fundit te ish guvernatorit te Masacusets të cilat e kanë penalizuar atë, megjithëse mbetet ende për t’u parë rezultati final.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›