E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e Presidenti Nishani ne mbyllje te vizites ne SHBA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë është shprehur mbi rëndësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, dhe rolin që duhet të ketë presidenti i republikës në këtë proces. Presidenti Nishani u shpreh se reformat në sistemin e drejtësisë mbeten një sfidë e rëndësishme.  Dhe se hapi i parë i këtij procesi është rifitimi i besimit të popullit në sistemin e drejtësisë. 

Më tej presidenti i Republikës është shprehur i bindur se do të konsolidohet besimi reciprok ndërmjet institucioneve në mënyrë që Shqipëria të bëjë hapa para drejt integrimit europian, në një moment kur është kaq pranë marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Nishani u shpreh se Presidenti i vendit duhet të luajë një rol thelbësor në përçimin e mesazheve të një rëndësie të veçantë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë është shprehur qartë se në çdo moment ka respektuar kushtetutën e vendit dhe detyrimet e rolit të presidentit, duke shtuar se për të është i rëndësishëm një komunikim i hapur me opinionin publik, pasi është e vetmja mënyrë për të fituar besimin. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›