E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fushata zgjedhore, përfaqësues të BKH dhe SPAK në Elbasan/ Takim në Prokurori dhe me drejtorin e policisë së qarkut

SPAK dhe BKH zhvilluan një takim me prokurorinë e Elbasanit, drejtorin dhe nëndrejtorin e policisë së qarkut Elbasan, shefat e komisariateve dhe drejtorin e AMP.

Ky takim u zhvillua në lidhje me afrimin e zgjedhjeve dhe për krimet zgjedhore.

Në Prokurorinë e Posaçme janë regjistruar 115 kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore.

Në to, përfshihen nga kallëzime nga subjekte politike, referime nga Policia e Shtetit, të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, denoncime nga platforma online si dhe denoncime nga qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›