Tentoi të ndihmonte disa emigrantë të huaj për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohet 30-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Sarandë, një shtetas kishte siguruar biletat për disa shtetas të huaj, me qëllim që t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
Astrit Nikolli, 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.