E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë edhe me kombëtaren e futbollit

berisha ne matrixKryeministri Sali Berisha, i kompleksuar nga etiketimi si gjysh, u shfaq dje në një nga diskot e Tiranës, për të dhënë disa çmime për një garë mes shkollave të mesme të Tiranës në sport dhe në art.

Berisha, sërish me jelek, foli edhe për kombëtaren shqiptare, e cila ndeshet sot me Norvegjinë, pasi në krah kishte kapitenin Lorik Cana.

Tani urimet ia bëmë njëri- tjetrit, por të gjithë së bashku ti bëjmë një urim të zjarrtë kombëtares sonë për ndeshjen që ka nesër, kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që ai drejton. Ata kanë ngritur lart flamurin tonë, tha Berisha.

Ndërkohë kryeministri ka lajmëruar se do jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme.

Fitoren e kombëtares sonë e ka uruar edhe kryetari i PS, Edi Rama, përmes një mesazhi në Twitter.

Uroj shumë që sot kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Suksese çunave kuqezinj dhe trajnerit tonë të mençur!, shkruan Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›