Fushatë për Elia Zaharian, aktorja Kostani: Stop denigrimit dhe gjyqeve publike. Askush s’është puritan

Miq dhe mbështetës të Elia Zaharias kanë nisur një fushatë në emër të saj kundër gjuhës së urrejtjes që po përdoret ndaj saj në rrjete sociale pas publikimit të videos së dhunë me Princ Lekën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, aktorja, njëherësh dhe mikesha e Elias, Rozi Kostani u shpreh mjaft e indinjuar nga një situatë e tillë, ku tha se po behet gjyq publik ndaj një personi që nuk e njohin fare si në kohën e komunizmit.
Kostani bëri thirrje që njerëzit të ndalin gjuhën e urrejtjes, por edhe të fshijnë komentet e tyre negative lidhur me këtë çështje.
“Në fakt jemi shumë të shqetësuar si njerëz që privatësia dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me një marrëdhënie sheshit apo në një mënyrë të kontaminuar të gjitha mediat. Këtu bëhet një gjyq publik, po çfarë është ky gjyq? Jetojmë në një komunizëm që ka ndërruar vetëm kostumin? Çfarë është ky sulm? Do godasim një nënë një bashkëshorte, nuk arrij ta kuptojë se çfarë po ndodh me shoqërinë. I lutemi të gjithë njerëzve që të fshijnë çdo koment negativ sepse duhet ta drejtojnë para vetës atë gurin apo fjalën e rëndë. Ajo video më ka lënduar dhe shpërndarja e saj me shpejtësi marramendëse si dhe baltosja e një personi që nuk e njohin. Të gjithë do shpreheshim në të njëjtën mënyrë po t’i cenohej familja apo prindi”, tha Kostani.
Aktorja shtoi gjithashtu se shoqëria shqiptare po kalon një krizë ku denigrojnë dhe dhunojnë personat duke gjykuar ngushtë lidhur me një ngjarje.
“Jemi të irrituar se njerëzit pështyjnë dhe hedhin fjalë pa e njohur dhe pa ditur asgjë duke gjykuar shumë ngushtë personin. Kam komunikuar me Elian dhe ajo po përpiqet ta kalojë këtë situatë. Unë nuk do flas në emër të Elia pasi ajo është një grua e fortë dhe do të flasë vetë. Unë po flas në emrin tim si grua si nënën për këtë dhunë kaq të hapur që bën shoqëria. Jam shumë e prekur me duket sikur më ka ndodhur mua, është shumë ngjarje e rëndë dhe e paperceptueshme. Është e tmerrshme që kthehen gjyqet publike në popullin tonë, ju lutem stop me poshtërime dhe denigrime. Askush nuk është puritan, kthehuni nga vetja”, tha ajo.
Princ leka dhe Elia Zharia kanë marrë të dy urdhër mbrojtje pasi pretendojnë për ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ndërsa në rrjet qarkulloi edhe një video ku filmohej nga vetë Princ Leka ku shfaqet Elia Zaharia mjaft e irrituar duke i kërkuar llogari pse ai kishte ngritur dorë ndaj babait të saj.
/rtsh.al/