E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate per integrimin Sequi Do informojme qytetaret

Bashkimi Europian do te ndermare nje fushate ne Shqiperi per informimin e qytetareve mbi integrimin. Nismen e beri te ditur Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi. Ndersa neser del progres raporti i Brukselit per Shqiperine, diplomati europin Sequi tha se kjo do te jete nje dite mesazhesh.

"Shpesh në raportet tona dhe fjalimet tona ne përdorim terma të tillë si administrata publike, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, kontrolli i kufijve, migracioni etj. Integrimi në BE është në fakt një cështje për të gjithë shoqërinë në tërësinë e saj.Ndërkohë që reformat pas këtyre termave teknik janë në fakt investimet për të përmirësuar jetën e cdo qytetari shqiptar. Janë qytetarët ata që duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këto reforma dhe për rëndësinë e tyre. E pra, shpresa jonë është që ju së bashku me ne të ndajmë të njëjtin vizion, të njëjtat parime në të ardhmen. Dhe kam kënaqësinë të them që së shpejti do të fillojmë një fushatë me anë të të cilit dëshirojmë ti përgjigjeni të gjithë kësaj pyetjeje. Pra, se është në interesin tim që Shqipëria të jetë pjesë e BE", tha Ettore Sequi, ambasadori i BE në Tiranë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›