Kryesueset e grupit D perballja France- Bosnje

90 minuta për të vendosur kryesuesen e Grupit D eleminator të Euro-2012. Franca dhe Bosnja sfidohen në Parc des Princes në një ndeshje ku vetëm fitorja i jep boshnjakëve të Safet Susic vendin e parë. Dy formacionet vijnë nga fitoret respective 3-0 kundër Shqipërisë dhe 5-0 ndaj Luxembourg.
Les bleus kanë nevojë vetëm për një barazim për të garantuar finalet e turnout, por tekniku, Laurent Blanc, ka theksuar se do të bëjë cdo gjë për të fituar ndeshjen. "do të bëjmë gjithcka për të fituar. Shpresoj që rëndësia e ndeshjes të mos prishë lojën. Ne kemi këtë filozofi loje dhe nëse kundërshtari ynë mendon njëlloj, atëherë do të jetë një sfidë e bukur dhe tifozët dotë zbaviten, si në rastin e takimit me Shqipërinë", deklaroi Blanc. Shtatorin e vitit të kaluar, Franca u imponua në transfertë 2-0 me Bosnjën, por tani gjelat përballen me shumë dëmtime. "Do të mundohemi të marrim revanshin tonë.
Sidoqoftë do të përpiqemi të tregojmë një tjetër fytyrë, sepse ndeshja e fundit me Francën ishte turpëruese, për faktin se ajo që treguam në shtëpi nuk ishte forca jonë e vërtetë", lëshoi sfidën Susic. Kjo ndeshje do të evitojë paly-off për të paktën një nga skuadrat, duke qenë se në eleminatoret e Kupës së Botës 2010, Bosnia luajti dhe humbi 2-0 përballë Portugalisë, ndërsa France kaloi me kontestime Irlandën, falë golit që duhej anulluar pas prekjes me dorë nga Thierry Henry.
Nertan Prifti