E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Arrëz, humb kontrollin e mjetit, plagoset 46-vjecari

FUSHË ARRËZ- Një 46-vjecar mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti në Fushë-Arrëz. Aksidenti sipas policisë ka ndodhur këtë mëngjes 5 kilometra pa hyrë në qytet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit A.Kola i cili udhëtonte me një mjet tip fuoristardë, pjesë e një kortezhi mortor ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës. Automjeti fillimisht është ngjitur në skrapatën e rrugës c’ka ka sjellë dhe rrotullimin e tij që shkaktoi dëmtimin e drejtuesit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›