"Mundesi reale per marrjen e statusit ne vjeshte" Qamil Xhani
Shqiperia ka shanse reale per te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian ne vjeshten e ketij viti, nese forcat politike arrijne te realizojne prioritetet. Kjo eshte deklarata qe ka bere zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, pas takimeve te zhvilluara ne Bruksel me zyrtare te larte te Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian. "Mbeshtetja eshte shume e qarte, eshte nje mbeshtetje e vazhdueshme. Mendoj se mesazhi kryesor i komisionerit Fyle eshte qe mundesite jane aty dhe mundesia e marrjes se statusit te vendit kandidat ne vjeshte te ketij viti, eshte me reale se kurre", - tha per mediat pas takimit me komisionarin Fyle, ministri Haxhinasto. Kreu i diplomacise shqiptare u shpreh se arritja e ketij suksesi ne procesin e integrimit do te varet nga realizimi i prioriteteve nga faktori politik shqiptar. "Per kete kemi nevoje qe, se pari, te fokusohemi te prioritetet, tek ato prioritete qe jane identifikuar tashme si kyce per te avancuar reformen zgjedhore, reformen e procedurave parlamentare, si dhe miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar", - u shpreh Haxhinasto. Nje element i rendesishem qe lidhet me plotesimin e kushteve jane dhe afatet. Haxhinasto u shpreh se "duhet qe ky proces te marre nje shpejtesi tjeter. Koha kalon dhe duhen arritur rezultate konkrete ne keto reforma". Nga ana tjeter, Haxhinasto theksoi se arritjet e deritanishme te Shqiperise kane marre vleresim pozitive nga perfaqesues te PE-se dhe KE-se. "Perfaqesuesit e Parlamentit dhe Komisionit Europian vleresuan se Shqiperia ka bere progres te dukshem, ne gjithe ato fronte qe permenda me siper. Ka nje proces, i cili qe vazhdon, por sigurisht ky proces duhet te pershpejtohet dhe te vazhdoje te jete i fokusuar, duke mos kompromentuar agjenden e qarte te integrimit, me ceshtje te tjera politike, te cilat nuk jane pjese e kesaj pakete", - u shpreh Haxhinasto. Deklaratat e kreut te diplomacise shqiptare u bene pas takimeve me Komisionerin per Zgjerimin Stefan Fyle, me Drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Stefano Sanino, me Drejtues i Grupit Socialdemokrat ne Parlamentin Europian. Hanes Svoboda dhe Kryetarin e Delegacionit per Europen Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduart Kukan. Ne qender te bisedimeve ka qene procesi i integrimit te Shqiperise dhe permbushja e kritereve per marrjen e statusit te vendit kandidat.