Fushë Bulqizë, vetëvaret në oborr 10-vjeçari

Një i mitur i ka dhënë fund jetës duke e vetëvarur në oborrin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku fëmija 10-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë poshtë një peme nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij.
Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka bërë kqyrjen e viktimës dhe më pas trupi i pajetë I fëmijës është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar të miturin t`i jap fund jetës por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.