E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, përleshje mes policisë dhe Vetëvendosjes

Një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” mes tyre edhe kreu i saj Albin Kurti janë plagosur lehtë, pasi njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin të shpërndanin turmën, e cila në orët e para të mëngjesit ishte mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
 

Protesta është mbajtur në sheshin "Ibrahim Rugova" në shenjë kundërshtimi me takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.
 

Protestuesit fillimisht hodhën domate e qumësht në drjetim të policisë, ndërsa më vonë hodhën edhe gurë në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit.  Sipas mediave kosovare punonjësit e policisë kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa raportohet se se një numër aktivistësh janë arrestuar.
 

Sipas mediave kosovare, policia arrestoi edhe kreun e Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti dhe deputetët Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla të cilët janë liruar më pas.  Mësohet se deri tani, një polic ka mbetur i plagosur por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare.

Ndërkohë protestuesit janë duke qëndruar në shesh përpara Ministrisë së Kulturës dhe protesta po vijon e qetë
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›