Fushe Kruje tritol ndaj fabrike se cimentos

Rikthehen atentatet me tritol që kanë si objektiv fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Tre shpërthime të fuqishme u regjistruan rreth mesnatës në afërsi të kësaj fabrike fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën kontrollet në banesat e fshatit Zall. Uniformat blu dyshojnë se autorët e vënies së tritolit janë nga ky fshat. Por gjatë operacionit të saj, policia ka hasur në rezistencën e banorëve të fshatit Zall, disa prej të cilëve kanë kundërshtuar kontrollet.
Sulmet me tritol ndaj fabrikës së çimentos, apo ndaj rrugëve lidhëse të saj, që synojnë sabotimin e punës në këtë fabrikë kanë qenë të shpeshta. Dyshohet se sulmet ndërmerren nga banorë të fshatit Zall në shenjë kërcënimi ndaj kompanisë që shfrytëzon fabrikën, pas ndërprerjes së pagesave që kjo kompani u bënte familjeve aty pranë si dëmshpërblim për ndotjen e shkaktuar.
Disa javë më parë, gjatë një kontrolli në fshatin Zall, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese të llojit tritol.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Koplik, plagosen babë e bir
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të hënës në Koplik të Malësisë së Madhe. Procesi i Gërdecit “kopjon” videon e Metës
Gjyqi i Gërdecit ka nisur me suprizat e radhës nga avokatët mbrojtës. Vlorë, zjarr në Karaburun
Prej disa ditesh pyjet dhe zonat me shkurre ne gadishullin e Karaburunit jane duke u djegur.
Elbasan, zjarri në Shushicë, nën kontroll
Zjarri qe ka perfshire masivin me pisha ne komunen e Shushices në Elbasan, në 48 orë ka djegur 60 hektarë pyll. Fier, aksident rrugor, vdes 29-vjecari
Një 29-vjecar nga qyteti i Fierit humbi jeten në një aksident automoblistik në rrugen nacionale Fier-Lushnje.
Lajmet kryesore
Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
Kisha Ortodokse mori porosi nga Athina zyrtare
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave