Zgjedhjet e 2009-s si ndryshoi raporti

Zgjedhjet e 2009-s, raporti i OSBE/ODIHR, pakënaqësitë e OSBE-së dhe ndryshimet që pësoi drafti përfundimtar i raportit, janë çështje e nxehta që preken në disa nga kabllogramet, tashme jo vetëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, por edhe të misionit amerikan në Vjenë pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Në një kabllogram të misionit amerikan në Vjenë, raportohet fjalimi i kreut të presencës së OSBE-së në Shqipëri, që ai e ka mbajtur si përvit para Këshillit të Përhershëm të organizatës në Vjenë në 22 tetor të 2009-s.
Raporti i tij ka nxjerrë në pah si progresin, ashtu edhe sfidat e mbetura për reformat në vend, ndërsa kërkoi ta theksonte bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë e Shqipërisë.
Në raportin e tij 10 faqësh, Bosch përmendi situatën politike problematike post-zgjedhore dhe bëri një sërë rekomandimesh të posaçme për përmirësimin e sistemit elektorale. Privatisht, kreu i prezencës së OSBE-së, i tha përfaqësuesit WikileaksWikileaks: Negociatat për varrezat greke “Ligji i SHISH minon demokracinë”Kabllogramet, “drejtësia të hetojë” të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Casey Christensen se nga 16 ndryshimet e Kodit Elektoral që ai i kishte propozuar ODIHR-t për raportin e tij, kishte pranuar vetëm 4 dhe Bosch po përdorte raportin e vet për të evidentuar ato që besonte se ishin rekomandimet më të rëndësishme dhe që nuk u përfshinë nga ODIHR-i.
Ndër to ishin dhe ndryshimet e përbërjes së strukturave të KQZ-së (CEC), ndryshimet mbi mënyrën e llogaritjes së mandateve për të ndihmuar partitë e vogla, si dhe maskimi i kutive të votimit gjatë procesit të numerimit në mënyrë që origjina e tyre gjeografike të mos përcaktohej dot.
Bosch ka rrëfyer gjithashtu se raportin e ODIHR-t e shihte si jo domosdoshmërisht pasqyrues të realitetit, pasi konspekti përshkruante më së shumti aspektet pozitive të zgjedhjeve, ndërsa varroste ato negative të organizmit kryesor.
Në një tjetër kabllogram, kabllograme e 29 janarit 2010, kreu i presencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch i tha në 15 janar të ngarkuarës me punë të SHBA-së në OSBE, Carol Fuller, se situata politike në Shqiperi ishte gjithmonë e më problematike. Ai vuri në dukje sulmet shumë personale kundër Ramës dhe presionin mbi median e pavarur dhe u deklaroi se sidomos përdorimi nga qeveria i rregullave të zbatuara në mënyrë selektive për të goditur mbështetësit e PS-së ishte diçka jashtë kontrollit dhe e rrezikshme.
Bosch kritikoi ODIHR-in që e tërhoqi misionin vëzhgues tepër shpejt në zgjedhjet e 2009-s si dhe për mospërmendjen e vendimit të pasaktë të Kolegjit Zgjedhor lidhur me kërkesën e PS-së për të rihapur kutitë, duke thënë se ODIHR-i ishte "gjunjëzuar" në këtë çështje që të mos përkeqësonte problemet me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Por duket se problemet që pasqyron Bosch në raportimet e tij nisin që përpara zgjedhjeve, që me caktimin e Odri Glover si drejtuese e misionit të vëzhguesve. Dhe në fakt, në fund nuk ishte Glover ajo që hartoi raportin përfundimtar, i cili sipas Bosch nuk pasqyroi realitetin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, duke komentuar hapjen e sesionit të ri parlamentar, u ka bërë thirrje palëve politike që pavarësisht ndasive të thella të bashkëpunojnë. Kuvend, PS-PD klimë mosbesimi
Sesioni i ri parlamentar dhe ashtu sic pritej, nisi me praninë e opozitës, por me një klimë të thellë mosbesimi mes palëve, që u shfaq në fjalimet e të gjithë aktorëve kryesorë politikë, duke nisur që në hapje të seancës nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila la të kuptohej se opozita nuk duhet të kushtëzojë me interesa partiakë konsensusin e saj për integrimin. (UPDATE)
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në dy vitet e ardhshme do të arrihen reformat kryesore të vendit, ndërsa ftoi opozitën që të jetë pjesë e tyre. Rama: PS, lidershipi i integrimit
Socialistet, jo vetem do të rikthehen në kuvendin e Shqipërisë, por sic tha kreu i partisë Edi Rama, grupi parlamentar do të marrë pjesë edhe në të gjitha proceset e votimit.
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Në pritje të mbërritjes së notarit Massimo Voltolina në qytetin e Vlorës, organizatorja e aktivitetit ish- parlamentarja italiane, perfaqesuese e Lega Nord, Irene Pivetti eshte takuar me drejtuesit lokale si dhe perfaqesuesit e Dhomes se Tregtisë së Vlorës.
Lajmet kryesore
Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
Kisha Ortodokse mori porosi nga Athina zyrtare
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave