E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, PS denoncon ndërrimin e QV nga PD

FUSHË KRUJË- Një situatë krejt e pazakontë duket se po shoqëron këtë heshtje parazgjedhore.Ku vetëm pak orë na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit mësohet se Partia Demokratike ka ndërruar vendodhjen e qendrës së votimit numër 1298 në qytetin e Fushë Krujës.

Denoncimi i ndërrimit të qendrës së votimit është bërë nga përfaqësues së Partisë Socialiste në Fushë Krujë , ndërkohë që njoftojnë se ky ndërrim është bërë vetëm pak orë më parë.

Sipas Partisë Socialiste si qëndër votimi do të përdorej një qendër mobilierie, e cila ishte vendosur me konsensus ndërmjet palëve, ndërkohë që tashmë nuk dihet vendodhja e re e qendrës.

Përfaqësuesit socialist duke e cilësuar zhvendosjen e qendrës si të paligjshme kanë deklaruar se ndërrimi ka synim vjedhjen e votave të 8 majit. Ndërkohë që Partia Socialiste i bën thirrje elektoratit që të lajmërojnë derë më derë votuesit për këtë ndërrim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›