Polemika mes Al Jazeiras dhe mediave amerikane: Osama Bin Laden nuk ka jetuar në vilë luksoze

Rrjeti prestigjioz arab, Al Jazeera ka arritur të bëjë disa regjistrime të reja brenda shtëpisë së Osama Bin Laden, udhëheqësit të likuiduar të organizatës terroriste Al-kaida, dhe pamjet tregojnë qartë se ai nuk kishte jetuar në luks siç kishin raportuar mediat amerikane. Në xhirime shihet qartë se shtëpia është e bërë lëmsh dhe duket si një shtëpi e thjeshtë - jo luksoze – korridoret janë të errëta…
Në video gjithashtu shihet rreth shtëpisë (në kopsht) ku janë kultivuar perime….dhe gjak në tok dhe gjëra të shpërndara nëpër dysheme, por nuk dihet se kur është bërë ky xhirim.
Qeveria e SHBA-së para likuidimit të kreut të terroristëve, Bin Laden, kishin lëshuar të dhëna se objekti ku ishte fshehur terroristi më i kërkuar në botë për vite të tëra, ka vlerë me miliona dollarë, por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ajo është thjeshtë një strehë modeste, ku Osama Bin Laden ka qëndruar i fshehur për 11 vjet me radhë. Vënia e tij në ballë të përgjegjësisë për sulmet e tmerrshme ndaj kullave binjake në 11 shtator 2011-të, duket se e ka detyruar të lerë menjanë luksin dhe të qëndrojë i fshehur në vilë që nuk i ofronte luksin dhe komoditetin që përshkruanin mediat e perëndimit.
Obama: Me vrasjen e Bin Laden, i kemi prerë kokën Al Kaidës
Presidenti amerikan, Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë “prerë kokën” Al Kaidës me vrasjen e Osama bin Ladenit, dhe shtoi se Amerika është në rrugë për ta mundur këtë grup islamist terrorist.
Duke folur në Fort Kempbell në shtetin Kentaki, ku u uroi trupave speciale që morën pjesë në operacionin special në Pakistan, Obama u tha atyre se “puna është kryer mirë”.
Duke folur për Osama bin Ladenin, Obama tha se udhëheqësi militantë që ishin përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit në SHBA “kurrë më nuk do ta kërcënojë Amerikën”.