Fushë Krujë/ Vetvaret 57-vjeçari, nuk dihen shkaqet
Një 57-vjeçar nga fshatrat e Krujës i ka dhënë fund jetës natën e kaluar, duke u vetëvarur. Sipas informacioneve trupi i pajetë i 57-vjeçarit Osman Hoxha, baba i pesë fëmijëve, është gjetur nga familjarët në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij në fshatin Luz, 5 km larg Fushë Krujës.
Mësohet se trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit "Nënë Tereza" të Tiranës. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aktit ekstrem të 57 vjeçarit Hoxha.
Mësohet se trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit "Nënë Tereza" të Tiranës. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aktit ekstrem të 57 vjeçarit Hoxha.