Aksidentohen maturantët, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Tre maturantë janë aksidentuar mëngjesin e sotëm teksa ktheheshin nga Durrësi ku kanë festuar mbrëmjen e maturës. Aksidenti ka ndodhur në urën e Dajlanit ku për pasojë ka vdekur në 18-vjeçar dhe janë plagosur 2 bashkëmoshatarët e tij. Sipas informacioneve makina me targa TR 4241 në të cilën udhëtonin 3 të rinjtë ka humbur kontrollin dhe përplasur më trafik ndarësen. Kështu si pasojë e aksidentit ka vdekur Klajdi Nina 18 vjeç dhe janë plagosur Amarildo Lamaj dhe M.D të dy nga 18 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit ku Amarildo Lamaj ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Policia po heton për shkakun e vërtetë të aksidentit.