Fushe-Kruje banesat nen uje
Ne zonen e Fushe-Krujes dhe gjithe ultesiren ka patur probleme serioze me vershimin e ujrave.
Rreshjet e dendura gjate nates kane rritur ndjeshem nivelin e kanaleve kulluese dhe perrenjeve duke bere qe ujrat te vershojne ne rruge dhe ne zonen e banuar jane me qindra banesat qe u futen nen uje mengjesin e se enjtes.
Eshte bllokuar edhe linja hekurudhiore ndersa vershimi ujrave ka shkateruar edhe disa njesi tregetare. Sic shifet edhe nga pamjet ujrat kane rrembyer edhe pajiset e nje dyqani me elektroshtepiake ndersa niveli ujit eshte rritur rrezikshem.
Banoret e kesaj zone e kane patur te pamundur te levizin normalisht edhe ne raste te emergjencave shendetesore. Ata kane nisur te kaloje mbi shtratin e hekurudhes ku thellesia e ujit ishte me e vogel se sa ne rruge.