E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Shkarkime nga hidrocentralet

Reshjet e diteve te fundit kane detyruar Korporaten Energjetike te rinise shkarkimet nga portat e hidrocentraleve kete here me intensitet me te larte se sa disa dite me pare. UPDATE

Per shkak te intensitetit te jashtezakonshem te prurjeve anesore qe mbreme kane arritur deri ne 2500 meter kub ne sekonde jemi detyruar te bejme shkarkime te cilat jane aktualisht 1360 meter kub ne sekonde ne Koman dhe 2400 ne Vaun e Dejes tha Meta.

Por kreu i Energjetikes tha se situata eshte nen kontroll pasi niveli i Fierzes ka rezerva te mjaftueshme sigurie.

Kjo situate eshte teresisht nen kontroll per arsye se kuota ne nivelin e Fierzes eshte ruajtur ne nivele teper optimale praj jemi 13 metra larg pikes se lejuar. Niveli po rritet me dy tre tha Meta.

Fierza qe prej dites se djeshme nuk punon per ti lene hapesire shfrytezimit me kapacitete te plota dy hidrocentraleve te meposhtem te kaskades Komanit dhe Vaut te Dejes te cilet ndodhen ne nivelet maksimale. Por zoti Meta tha se nuk ka gjasa te perseritet nje tjeter permbytje masive si ajo e fillimit te vitit pasi niveli i Fierzez lejon perballim e prurjeve edhe me te medha. Sipas tij shkarkimet prej Vaut te Dejes behen per shkak te prurjeve te larta anesore te cilat sipas kreut te Energjetikes nuk ka gjasa te vazhojne me keto ritme edhe per shume kohe dhe kane filluar sakaq te ulen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›