E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, ekzekutohet 47-vjecari, ish-i dënuar për vrasje

FUSHË KRUJE-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Mësohet se një 47-vjecar është qëlluar me armë zjarri, teksa po hynte në dyqan.

Sipas policisë viktima është Lulzim Shera nga fshati Nikël dhe punonte si shpërndarës i bukës në dyqane. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe policia e cila ka bërë të mundur identifikimin e autorit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa është vënë në ndjekje te tij.

Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun, ndërkohë që paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që vrasja e tij të ketë lidhje me një vrasje që ka kryer vite me parë, për të cilën viktima sapo kishte përfunduar dhe dënimin.
(e.m/News24BalkanWeb)

Lidhje te tjera Pukë, konflikt me armë në qendër të fshatit mes dy bashkëfshatarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›