Sot zgjedhje të pjesshme në Komunën Rrethina dhe Dardhas
Mbahen sot zgjedhjet e pjesshme në Komunën Rrethina, Shkodër dhe Komunën Dardhas në Pogradec.
Procesi zgjedhor raportohet të ketë nisur normalisht në Komunën Dardhas ku janë hapur 6 qendra votimit. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.
Ndërkohë, mbi 16 mijë votues të komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
LSI dhe PS do të garojnë së bashku në siglën “Aleanca për Shqipërinë Evropiane ndërkohë PD do garojë e vetme.
(e.m/BalkanWeb)