Fushe-Kruje identifikohet vjedhesi i disa bizneseve ne zone

Fushe-Kruje 9 nentor NOA - Ne kuader te operacionit Festina ne mesnaten e sotme policia e Durresit ka arrestuar 39 vjecarin Astrit Nika i dyshuar per kryerjen e vjedhjeve te kater njesive tregtare ne Fushe Kruje.
Policia e Krujes tha per korrespondentin e agjencise NOA se Astrit Nikes i faturohet vjedhja me thyerje e nje argjendarie ne daten 31 tetor ku ai vodhi 87 cope ora dore te markave te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme bizhuterish floriri sende qe gjithsej kapin vleren e 2.500.000 lekeve.
Gjithashtu ai dyshohet per vjedhjen ne 15 tetor te lokalit te basteve Ipbet ku jane marre 2 aparate televizive Plazmo 42polesh 4 aparate televizive plazmo 22-polesh 1 aparat satelitor Digitalb dhe 1 kompiuter apo vjedhjen me date 22 tetot te nje dyqani te shitjes se bukes ne te cilen eshte marre shuma prej 100.000 lekesh si dhe vjedhja me thyerje ne po te njejten date e nje dyqani gazetashitjeje ne Fushe Kruje ku eshte marre nje sasi materialesh te shtypura.
Sipas policise gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij shtetasi sekuestroi si prove materiale keto sende
-85 ora te markave te ndryshme si Festina Dolce Gabana Vivaldi.
-23 unaza floriri 4 cope zinxhira dore aksesore te tjere floriri.
-2 televizote plazmo 42 polesh
-2 televizore plazmo 22-polesh
-1 kompiuter se bashku me gjithe aksesoret
-fatura shitjeje te cilat mendohet se i perkasin dyqanit te bukes
-Materiale te shtypura
-Mjete te ndryshme prerese dhe sharruese te cilat mendohet te jene perdorur gjate kryerjes se vjedhjeve me qellim depertimin ne mbiente.
-Nje sasi municionesh luftarake
Sasia e materialeve te sekuestruara ne banesen e Astrit Nikes kap vleren e rreth 3.000.000 lekeve.
Identifikimi i Astrit Nikes si autori i ketyre vjedhjeve u arrit fale punes hetimore e dokumentuese per te cilen policia ende po punon intensivisht edhe ne drejtim te zbardhjes se veprave te tjera ndaj prones te ndodhura ne kete zone.
Nika po procedohet penalisht per vjedhje dhe armembajtje pa leje.
mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33946-fushe-kruje-identifikohet-vjedhesi-i-disa-bizneseve-ne-zonetitleFushe-Kruje identifikohet vjedhesi i disa bizneseve ne zonetheme blue nickagjencianoa