E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Barbier Te bashkepunojme per hetimet

Tirane 9 nentor NOA - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama zhvilloi sot nje takim me delegacionin e Keshillit te Larte te Drejtesise se Frances i cili perbehej nga Jean Pierre Dreno anetar i formacionit kompetent per prokuroret brenda CSM dhe Luc Barbier anetar i formacionit kompetent per gjyqtaret.

Rama vleresoi marredheniet e mira qe ekzistojne midis institucioneve te te dy vendeve duke shprehur bindjen qe bashkepunimi ne fusha te vecanta te rritet me tej.

Duke bere nje pasqyre te punes ajo verejti se Prokuroria e Republikes se Shqiperise eshte nje institucion i pavarur sipas Kushtetutes se vendit dhe me tej dha nje panorame te sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

Njekohesisht Rama shtjelloi dhe prioritetet ne punen e Prokurorise se Pergjithshme duke evidentuar luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve.

Nga ana e tij Jean Pierre Dreno u interesua per punen e organit te akuzes ne lufte kunder kriminalitetit si dhe per marredheniet midis prokurorise gjykatave dhe pushtetit ekzekutiv.

Duke vleresuar punen e prokurorise ai u shpreh i gatshem per nje bashkepunim me te ngushte ne fushen e hetimeve lidhur me krimin e organizuar trafikun e paligjshem dhe ate te pastrimit te parave.

Nga ana e saj prokurorja e Pergjithshme e vleresoi kete takim si nje mundesi per vendosjen ne terma konkrete te bashkepunimit duke theksuar se arritjet e institucionit jane mbeshtetur dhe ne seriozitetin e marredhenieve me partneret nderkombetare.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33964-rama-barbier-te-bashkepunojme-per-hetimettitleRama-Barbier Te bashkepunojme per hetimettheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›