E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe Kruje kamioni perplaset me veturen

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Lac.

Sipas informacioneve të fundit policore, një kamion është përplasur me një automjet tip “Opel”, drejtuesi i të cilës ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen ekspertët e policisë rrugore, të cilët nga mbikëqyrja e vendit të krimit dyshojnë për një parakalim të gabuar të “Opelit”.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë menjëherë dhe se tentativat për ta shpëtuar kanë qenë të padobishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›