E Diel, 1 Nëntor 2026

Finiq, shpallet fitues kandidati i PBDNJ-së

KZAZ-ja e Finiqit, pas përfundimit të numërimit të votave, ka shpallur fitues kandidatin e PBDNJ-së, Sokrat Spiron. Zgjedhjet në komunën Finiq, u ribënë ditën e djeshme nga ku, Spiro ka arritur të marrë një votë më tepër ndaj kandidatit të partisë “Mega”, Zico Mici.

Ditën e djeshme, procesi filloi normalisht në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, por më pas u bllokua për 3 orë në qendrën e votimit 4628 në fshatin Vrion, ku u konstatua dëmtimi i vulës zgjedhore së qendrës së votimit.

Me mbërritjen e vulës së re nga Tirana, procesi ka rifilluar normalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›