E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, pranga të riut, tentoi të grabisë shoqatën e bamirësisë

FUSHË KRUJË- Arrestohet një 21-vjeçar në Fushë-Krujë pasi ka tentuar të grabisë një shumë të konsiderueshme parash në godinën e një shoqate bamirësie, në Bubq.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Enco Kola, 21-vjeç. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 21-vjeçari është pikasur nga një prej jetimëve të shoqatës, ndërsa ka pasur edhe konfrontime fizike mes tij e personave të tjerë në shoqatë.

Policia saktëson se i riu ka qëlluar edhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkaq në vendngjarje është sekuestruar arma tip pistoletë dhe një maskë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›