Rama-minatorëve në Prrenjas: Na duhet mandati për të zgjidhur problemet tuaja
PRRENJAS- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një kënd fjale me banorët e Prrenjasit. Gjatë bashkëbisedimit me ta Rama iu përgjigj pyetjeve dhe halleve të këtyre banorëve.
Duke folur për pronat, lideri i së majtës premtoi zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
“Prona në Shqipëri është bërë lesh e li, çdo vit që kalon komplikohet. Asaj i janë mbivendosur orekset e oborrit të kryeministrit që i ka transformuar çështjet e pronës në një çështje pushtimi. Pushtim i pronave nëpërmjet abuzimit me ligjin dhe shtetin, në të 4 anët, duke privuar shqiptarët pronarë, duke mos përfunduar reformën e tokës dhe duke mos i zgjidhur problemin e legalizimeve. Këto janë problemet, e para pronarët që ngelën gjyqeve pa marrë zgjidhje, fermerët që punojnë tokën, por që certifikatë të tokës nuk kanë dhe e treta pronat e ndërtuara me gjak e sakrifica në kushtet e mungesës së shtetit që nuk po legalizohen. Zotohem se brenda mandatit të parë dorëzojmë certifikatat e tokës, do përfundojë reforma e tokës”, tha Rama.
Rama hodhi poshtë akuzat e kryeministrit se ai jo vetëm nuk do bëjë legalizimet por se do i kthejë banorët andej nga kanë ardhur. Sipas kreut të PS-së, Berisha bën opozitën gogol sepse nuk di si të justifikojë premtimet e 8 viteve për legalizimet.
“Ditët e fundit Saliu ka ndërmarrë një përpjekje të dëshpëruar se do t’i kthej unë andej nga kanë ardhur njerëzit dhe se nuk do bëj legalizimet. Historia ka treguar që unë nuk jam armiku i tyre, por Saliu nuk është miku i tyre i ka dashur mish për top në fushata, i ka dashur vetëm për vota, dhe kurrë si ka trajtuar si njerëz. Sot duhet të dilte para tyre dhe të thoshte unë ua bëra legalizimet, nuk gjen fjalë tjetër për t’ju thënë veçse të bëjë opozitën gogol”, vijoi Rama.
Interesimit të minatorëve të minierës së hekur-nikelit në Prrenjas, Rama iu përgjigj duke thënë se synimi i PS është të kthejë Shqipërinë në punë. Ai tha se problemet e tyre do marrin fund me vendosjen e statusit të minatorëve. Rama shtoi se PS i duhet vota e tyre për të marrë mandatin e për të zgjidhur më pas problemet që kanë njerëzit që kanë punuar në nëntokë.
“Saliu ka refuzuar propozimet tona për minatorët, kujt ja tregon ky që do ta cojë moshën e pensionit 50 vjec, që do ulë çmimin e naftës kur i ka refuzuar me votë në parlament propozimet tona. Ne duam të nxisim investitorët të vijnë këtu dhe të realizojnë një projekt konkret”, tha ai.
“Nuk ka komunist më të keq, është specia e mbijetuar e luftës së ftohtë. Edhe krom edhe skorie në të njëjtën kohë. Ne nuk tregojmë përralla, ne duam ta rilindim këtë sektor, na duhet që të kemi një projekt të qartë që të mbyllim ciklin, që materiali të përpunohet brenda përbrenda. Shpresoj që pas 4 vitesh këtu nuk duhet të jetë bërë as Zvicër as Itali por gjerat do ti kemi çuar përpara. Shqipërinë do ta kthejmë në punë”, shtoi Rama.
Për të gjithë ata që janë hequr padrejtësisht nga puna, kreu i PS-së premtoi kthim të menjëhershëm në detyrën e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)