Fushë Krujë, qëllohet me armë një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fushë Krujë. Një person është qëlluar me armë në qendër të qytetit në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fushë Krujës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.