E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 324 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek

Policia greke ka sekuestruar 324 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë. Sipas informacioneve droga është sekuestruar në kufirin mes Gjirokastrës dhe Janinën në vendin e quajtur Kuklius.

Mësohet se policia ka ndaluar një automjet që drejtohej nga një 27-vjeçar  dhe gjatë kontrollit të makinës ka gjetur 141 pako me 151 kg e 235 gram hashash. Nga hetimet u zbulua se droga ishte marrë nga një zonë pyjore pranë kufirit ku ishte fshehur prandaj dhe policia greke gjatë kontrollit në këtë zonë ka arritur të gjejë edhe 99 pako të tjera me 173 kg 586 gram hashash.

Gjithashtu policia greje ka arrestuar edhe një 26-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës. Sipas policisë greke 26-vjeçari është ndaluar në aeroportin e Janinës ndërsa gjatë kontrollit atij i është gjetur edhe 3100 euro.

Mësohet se lënda narkotike është marrë në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›