Fushe-Kruje tentojne te arratisen nga burgu 4 te denuar

Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë.
Këta të dënuar për të realizuar planin e tyre të arratisjes kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës së tyre, kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë dalë nga qelia ku qëndronin. Ata janë pikasur nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.
Të dënuarit nuk arritën të finalizonin qëllimin e tyre, pasi janë neutralizuar nga punonjësit e sigurisë së burgut.
Pas tentativës për arratisje, Altin Kodra i dënuar me 22 vjet burg, Gëzim Guri, Fran Marashi dhe Prel Vucaj, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm, janë izoluar në dhoma të vecanta.
Tani këta persona duhet të dalin para drejtësisë për të marrë edhe masën e ndëshkimit për tentative arratisjeje nga burgu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, nxirret nga Liqeni kufoma e një personi
Një person humbi jetën sot në mengjes në Liqenin Artificial të Tiranës. Fier, arrestime për kontrabandë nafte
Gjykata e Fierit vendosi masën e arrestit me burg për tre persona dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë, nën akuzën e mashtrimit, vjedhjes dhe falsifiimit të dokumentave zyrtare. Pse mungon ndihma e parë në vendngjarje?
Në ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, ku humbi jetën gjykatësi Skerdilajd Konomi, realizuar në bulevardin e qytetit të Vlorës, askush nuk dha ndihmën e parë mjekësore. Videoskandali ndan gjykatën
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ndahet në dy qendrime për çështjen e ish zëvendëskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta. Mbetet në burg Gazmend Sallaku
Pasi i përfundoi afati i 30 ditëve burg, gjykata e le edhe 20 ditë të tjera në qeli ish-drejtorin e stadiumit kombëtar Gazmend Sallakun, nën akuzë për rryshfet.
Lajmet kryesore
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
De Soto: Shumë probleme janë lehtësisht të zgjidhshme
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur